Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që tronditi Gjermaninë mbrëmjen e kësaj të premte që la pas të vdekur dhe të plagosur, pasi një automjet hyri me shpejtësi në tregun e krishtlindjeve të Magdeburgut dhe mori para njerëzit
Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria solidarizohet me Gjermaninë në këto momente të dhimbshme duke shtuar se “mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstemizmit të dhunshëm”
Reagimi i Ramës:
Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, që mori jetë të pafajshme dhe plagosi shumë te tjerë gjatë festimeve në Marketin e Krishtlindjeve. Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm