Franca lidhi reaktorin bërthamor në rrejtin e energjisë elektrike pas 25 vitesh

by engel

Franca lidhi reaktorin bërthamor Flamanville 3 me rrjetin e saj mëngjesin e sotëm (e shtunë), njoftoi operatori shtetëror EDF, duke shënuar shtesën e parë në rrjetin e saj të energjisë bërthamore pas 25 vitesh.

Reaktori, i cili filloi të funksionojë në shtator përpara lidhjes me rrjetin, po vihet në punë 12 vite më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht dhe me një kosto prej rreth 13 miliardë eurosh – katër herë më shumë se buxheti fillestar.

banner

“Ekipet e EDF-së arritën lidhjen e parë të Flamanville EPR me rrjetin kombëtar në orën 11:48 (10:48 GMT). Reaktori tani po gjeneron energji elektrike,” tha EDF në një deklaratë.

Reaktori Europian i Shtypur Flamanville 3 është më i madhi në Francë me 1.6 gigavat (Gë) dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, së bashku me reaktorin Taishan të Kinës prej 1.75 Gë, i cili bazohet në një dizajn të ngjashëm, dhe reaktorin Olkiluoto të Finlandës.
Ky është reaktori i parë që lidhet me rrjetin që nga Civaux 2 në vitin 1999, por po vihet në punë në një kohë kur konsumimi është i ngadaltë, ndërsa Franca ka eksportuar një sasi rekord të energjisë elektrike këtë vit.

EDF po planifikon të ndërtojë edhe gjashtë reaktorë të rinj për të përmbushur një premtim të vitit 2022 të bërë nga Presidenti Emmanuel Macron si pjesë e planeve të tranzicionit energjetik të vendit, megjithëse mbeten pyetje rreth financimit dhe afateve të projekteve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy