Ahmeti porosi VLEN’it: Kthehuni në rrugën e dinjitetit, krenarisë

by Nexhat

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka takuar qytetarët nga ku ka dërguar porosi deri te koalicioni qeverisës VMRO dhe VLEN.

Ahmeti ka ndaluar te Marrëveshja e Ohrit duke bërë thirrje që e njëjta të mbrohet jo vetëm nga BDI, por edhe nga VLEN, VMRO dhe LSDM.

banner

Kryetari i integristëve i ka ftuar edhe votuesit e VLEN që t’i ndihmojnë përfaqësuesit dhe drejtuesit e koalicionit shqiptar në Qeveri që të kthehen në rrugën e dinjitetit.

“Njerëzit tanë, vëllezërit tanë të bashkuar rreth VLEN-it të reflektojnë dhe ta mbrojnë kauzën kombëtare (Marrëveshjen e Ohrit), sepse është kauzë në respektim të gjeneratave të vjetra dhe që lindin pas nesh. Dhe jo, pavarësisht se i kam kundërshtar politik, nuk dua t’i shoh të turpëruar ata (VLEN) dhe ata që i kanë votuar. Dua të bëj thirrje si një njeri që ka luftuar dhe që e do krenarinë e kombit të vet. Të gjithë ata votues, le t’i ndihmojnë, le t’i inkurajojnë drejtuesit dhe përfaqësuesit e VLEN-it që të kthehen në rrugën e dinjitetit dhe të mbrojmë të gjithë bashkë krenarinë, sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje që duhet ta mbrojë vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, vetëm Fronti për Europë, por është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë – edhe nga VMRO edhe nga LSDM bashkë me koalicionin e tyre, aq më shumë nga ata që janë bashkuar rreth VLEN-it. Ne nuk duam përplasje, por ama nuk mund të heshtim pa e thënë të vërtetën – VMRO-ja ka traditë nga e kaluara për të rekrutuar argatë, hyzmeqarë. Por nuk kanë bërë mirë. Shtetet të cilat kanë bërë përzgjedhje të hyzmeqarëve, argatëve nuk kanë përparuar, nuk janë begatuar”, tha Ahmeti./tv21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy