Peci me supozim për rezultatin: 42% VV, 5-6% GUXO – pse vendosen dy subjektet sipas tij të garojnë me një listë

by Nexhat

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion me garu e vetme në zgjedhje, por asnjëherë nuk ka dilemë se kush është partneri i tyre i preferuar për qeverisje.

“Në procesin zgjedhor në të cilin po shkojmë realisht është gara se LVV dhe Guxo e Alternativa, arrijnë prap 50% të përkrahjes qytetare apo do të mbetet më pak kjo është pjesa kryesore e diskutimit dhe të oponentëve politikë edhe jashtë kamerave”, tha Peci në RTK,

banner

Ai tha se nëse këto parti do të shkonin ndaras në zgjedhje, do ta dëmtonin partneritetin.

‘Ka ekzistu një vlerësim që shkuarja ndaras e VV-së dhe Guxo, hap mundësinë që të rrezikohet bashkërisht një rezultat prej 50%, supozojmë nëse kish fitu 5-6% GUXO dhe 42% LVV, atëherë ne e dëmtojmë partneritetin dhe objektivin që të kemi 50% në rast se shkojmë ndaras për shkak se partneriteti në shoqërinë tonë vlerësohet. Mundemi mi kontribu negativisht një partneritet se e kemi mendu opsionin me shku ndaras ne zgjedhje po se kemi pas dilemë se cili është partneri ynë i preferuar për të vazhduar në qeverisje’, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy