Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në “Pressing” të T7, se në bazë të matjeve që kanë, votuesit tradicionalë të LDK-së janë kthyer.
Ai thotë se funksionarët nuk e kanë bërë këtë, duke shtuar se garojnë në listën e njëjtë, Lëvizjen Vetëvendosje.
Haziri ka shtuar se “LDK-ja mori një flakareshë politike”, në zgjedhjet e 2021.
Por, shton se zgjedhjet erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK-ja e kishte pranuar menjëherë vendimin.
“Me matje publike, votuesit e LDK-së janë kthy, funksionarët kanë mbet, edhe ata janë konfirmu në listën e njëjtë të Vetëvendosjes. Ai aksident politik që i ka ndodhur LDK-së, ka ardhur si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka ardh vendimi na e kemi respektu. Ne e kemi paguar atë çmim politik ose flakareshë politike”, ka thënë Haziri.