Njihuni me “Shotën”, makinën e parë ushtarake të blinduar “Made in Albania” e ndërtuar nga vajza

by Nexhat

Arjeta Puca është një nga personazhet e vitit 2024.

Ajo është e njohur edhe më parë pasi e kemi parë të ndërtojë ambulanca, por këtë vit vjen për një arsye tjetër të pabesueshme

banner

Kompania e saj ka ndërtuar makinën e parë ushtarake të blinduar “Made in Albania”, të quajtur “Shota”

“E kam pasur ëndërr që të bëj një makinë ushtarake”, u shpreh Puca në Tv Klan

Makina në fjalë mban gjithsej 10 veta. Puca tha se për momentin është prodhuar vetëm një prototip, por vitin e ardhshëm është planifikuar që të prodhohet në seri.

Makinës së blinduar i është lëndë vendi për të vendosur edhe armatim. Modeli i mjetit është bërë me një dizajner shqiptar dhe kjo jo pa arsye

“Kishim qejf ta bënim sa më shumë shqiptar të mundshëm”, tha Puca.

Madje kompania që ka krijuar makinën e parë shqiptare të blinduar është përgjithësisht e përbërë nga vajza.

“Ne jemi kompani vajzash. 70% vajza jemi te kompania. Edhe në Paris nuk e besuan kur e panë. Te standi ishim të gjitha goca pastaj. Ishte pak e pabesueshme”, u shpreh Puca.

Ajo theksoi se synohet që të merret certifikimi nga NATO në mënyrë që makina të dërgohet për zonat e luftës.

Vlerësimin për makinën e blinduar shqiptare edhe tha edhe ish-kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Si një ish-komandant ushtrie ai u shpreh se makina “i përmbush kërkesat sipas pamjes dhe kritereve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy