Mungesa e energjisë elektrike, kryetari i Vitisë: Terri është kthyer pas 25 vitesh

by Nexhat

Shumë qytete të Kosovës po përballen me mungesa të gjata të energjisë elektrike, duke shkaktuar vështirësi në funksionimin e përditshëm.

Një nga këto qytete është edhe Komuna e Vitisë, ku ndërprerjet e energjisë elektrike kanë sjellë sfida të shumta, sidomos në këtë periudhë dimri me temperatura të ulëta.

banner

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka quajtur të papranueshme situatën, duke theksuar se ndërprerjet e energjisë po krijojnë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe institucionet, përfshirë shërbimet emergjente

“Është kthyer terri pas 25 viteve. Ndërrimi i motomoteve po afron, por terri është rikthyer. Është e papranueshme që mërgata të vijë në Kosovë dhe të përballet me mungesën e energjisë elektrike. Në këto ditë të ftohta, ku temperaturat po bien ndjeshëm, ndërprerjet janë të papranueshme. Po hasim në problematika serioze, përfshirë edhe funksionimin e emergjencave,” tha Haliti 

Nga ana tjetër, KOSTT dhe KEDS kanë raportuar për një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë, që ka arritur deri në 1400 MW/orë, duke mbingarkuar sistemin energjetik. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë.

Në shenjë pakënaqësie ndaj situatës, qytetarët kanë nisur protesta në disa zona, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy