Bedri Hamza në Ditën e Veteranit: Pa UÇK-në nuk do të kishte liri, pavarësi dhe shtet, 50% rriten pensionet për kategoritë e luftës

by Nexhat

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar rreth 1 mijë veteranë të UÇK-së në Skenderaj.

Hamza ka thënë se sot është një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit.

banner

Ai ka thënë se për të gjitha kategoritë e luftës do të rriten përfitimet për 50%, duke shtuar se pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës.

“Ndjenjë e veçantë t’i takoj veteranët e UÇK-së në Skenderaj në Ditën e Veteranit. Një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit.

Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.

 #Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës.

 #Veteranët do ta marrin pensionin e veteranit dhe do u lejohet të punojnë.

 #Prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja.

Pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës.

Ju nderojmë sot dhe çdo ditë!”, ka shkruar Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy