Matoshi i reagon Haxhiut: Ramush Haradinaj është hero lufte dhe krijues paqe

by Nexhat

Analisti i njohur Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres Albulena Haxhiu, e cila, në përpjekje për të shmangur skandalet e korrupsionit të qeverisë Kurti, ka akuzuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, duke e lidhur atë me Serbinë.

Në një postim të tij, Matoshi i cilëson deklaratat e ministres si “kundërhistorike” dhe “pështyma të ndyta” të një politike antishtet.

banner

“Duhesh me kanë thjesht nji idiot politik, njeri fort i lig e plot urrejtje në shpirtë, me i thânë Ramush Haradinajt njeri i Serbisë! Kjo është kundërhistorike dhe fyerje për Kosovën,” ka shkruar Matoshi.

Ai e përshkruan Haradinajn si një hero të gjallë të luftës për liri, themelues të ushtrisë kosovare, dhe njeri që bart në trashëgiminë e tij sakrificën e një “oborri me varre.”

Matoshi shtoi se epoka e shpifjeve dhe injorancës do të kalojë, ndërsa ata që sot bëjnë deklarata të tilla do të lënë pas një “trashëgimi të zezë” për brezat e ardhshëm.

Deklaratat e ministres Haxhiu kanë nxitur reagime të ashpra në opinion publik, me shumë figura që e kanë konsideruar këtë si një sulm të ulët politik ndaj një prej liderëve kryesorë të historisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy