Kurti s’do pyetje për punësimet familjare: Ky është televizion publik, ata janë tituj të mediave private

by Nexhat

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vazhduar sulmin ndaj mediave të Kosovës.

Kësaj radhe këtë sulm e bëri nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ku dha intervistë.

banner

Gazetarja e RTK-së, e ka pyetur Kurtin për punësimet nepotiste në Qeverinë e tij, duke cituar lajmet e mediave të publikuara vazhdimisht për punësimet familjare.

Por, Kurtit kjo pyetje nuk i pëlqeu, dhe tha se “nuk është në rregull”.

Ai vazhdoi sulmin ndaj mediave, duke thënë se “janë kundër Qeverisë dhe pro Qeverisë së shkuar”.

“Tituj cilave portale, këta janë tituj portaleve. Ne jemi këtu Televizionin Publik, gazetarët e Televizionit Publik janë tjetër kategori për bindjen time. Portalet sot në Kosovë, kush është pronari? Prandaj ne edhe mendojmë që Kosovë ka nevojë të bëhet Byroja. Çfarë tituj portale me m’i sjellë mua në televizionin publik, nuk po më duket në rregull”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy