Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardhshme dy shtete të mëdha, më të mëdha se Serbia”, do të tërheqin njohjen e Kosovës.
Sipas tij, nga viti 2012 deri më tani “28 shtete e kanë tërhequr njohjen” për Kosovën.
“Ne presim që dy vende të tjera të tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat”, tha Vuçiq në TV Pink.
Gjithashtu, Vuçiq pretendoi se “në Kosovë janë shumë nervoz” për ardhjen e Donald Trump në pushtet në SHBA, ndërsa shtoi se nga administrata e re amerikane pret “ndryshime strukturore në politikën e mbështetjes së organizatave joqeveritare të vërteta dhe të rreme”