Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin

by Nexhat

Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por shpreh skepticizëm lidhur me ndryshime thelbësore.

Problemi kryesor, sipas tyre, qëndron në faktin se dialogu është bërë peng i tensioneve politike të brendshme në të dyja vendet. Ata theksojnë se është e nevojshme të braktiset politika populiste dhe të përqendrohet vëmendja te masat konkrete që do të përmirësojnë sigurinë dhe jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, por edhe të gjithë qytetarëve.
“Ne mendojmë se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen. Planin franko-gjerman e shohim si interesin më të mirë për qytetarët, veçanërisht për serbët që jetojnë në Kosovë. Ky është një rrugëtim i sigurt drejt BE-së për të dyja palët, ku vijat kufitare do të bëhen të parëndësishme, sepse qytetarët do të jetonin më mirë. Pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura nuk ka perspektivë evropiane”, tha Aleksandër Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

banner

Profesoresha e universitetit dhe politikane e opozitës, Biljana Stojkoviq, vlerëson se me udhëheqjen aktuale politike në Serbi procesi i normalizimit do të jetë i vështirë të përparojë.

“Me Aleksandër Vuçiqin do të jetë e vështirë, të paktën jo në mënyrë publike. Deri tani, ai ka vepruar gjithçka në fshehtësi, por tani kërkohen hapa më të hapur. Në thelb, ai ka bërë shumë, por do të vonojë shpalljen e atyre hapave. Pyetja është nëse ai dëshiron standarde evropiane dhe demokraci. Mendoj se për Serbinë, për komunitetin serb në Kosovë, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor, do të ishte më mirë të arrijmë marrëveshje dhe të hyjmë së bashku në BE, ku kufijtë nuk do të jenë vendimtarë”, tha Biljana Stojkoviq nga koalicioni së Bashku.

Siç thekson opozita, pa zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe, mbi të gjitha, pa respektimin e të drejtave të komuniteteve, nuk do të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian. Ata konkludojnë se korniza aktuale e negociatave përdoret për qëllime politike, ndërsa qytetarët mbeten peng i statuskuosë në të dyja vendet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy