Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të hënën në fshatin Sallabajë të Podujevës.
Abdixhiku ka thënë se edhe në këtë fshat ka pasur interesim të madh e pritje të ngrohtë
“Populli i Kosovës kërkon ndryshim”, thotë Abdixhiku, teksa përmend numrin 124 që LDK-ja do e bartë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Sonte qëndruam në fshatin Sallabajë të Podujevës! Sërish, edhe këtu, interesim i madh, pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë! Populli i Kosovës kërkon ndryshim! Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK tashmë e ka! Prandaj e mbështetë, prandaj e mbronë, prandaj e lartnon! 124 është numri jonë! Ndryshimi, është misioni jonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.