Qeveria Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR’it se nuk e çon FSK’në në Veri

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 të dhënë në dhjetorin e vitit 2024, ka thënë se ministri i Mbrojtjes së Qeverisë Kurti, Ejup Maqedonci, ka dhënë një rizotim të shkruar për KFOR-in për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 në mes të NATO-s dhe Republikës së Kosovës për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në Veri të vendit.

“Ky zotim më është konfirmuar, së fundi me shkrim nga ministri Ejup Maqedonci”, ka deklaruar Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani më 12 dhjetor 2024 në intervistë për RTK-në.

banner

Lidhur me këtë çështje kanë folur nga KFOR për “Nacionale”, duke mos dhënë detaje të hollësishme, por duke konfirmuar se ka një rizotim me shkrim të kohëve të fundit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në bazë të Marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në përgjigje të KFOR

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, vazhdon përgjigja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy