Brentford dhe Man City kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 21-të të Ligës Premier.
Manchester City e ka nisur ndeshjen më mirë, duke radhitur rastet para portës së Brentford.
Erling Haaland dhe Mateo Kovacic ishin afër golit, por nuk ia arritën të shënonin.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për qytetarët, ku Man City hapi llogarinë me golin e shënuar nga Phil Foden për 1-0.
I njëjti lojtar, pra Palmer arriti të shënojë sërish, duke quar rezultatin për 2-0.
Brendford në minutën e 82-të me Yoane Wissa që shënoi për 2-1.
Kjo i dha zemër vendasve, që arritën të shënonin në kohën shtesë për të barazuar rezultatin në 2-2 me Christian Norgaard.
Ky barazim e mban Man Cityn në vendin e shtatë me 35 pikë.