Plot gjashtë futbollistë të Milanit u ndëshkuan me kartonë të verdhë në duelin e sotëm kampional ndaj Comos.
Kjo tregon që “Rossonerët” me çdo kusht i dëshironin pikët maksimale në këtë takim, pasi çdo hap ‘falso’ do t’i mbante larg garës për zonën ‘Champions’.
Vendasit e morën avantazhin pas një ore lojë, përmes Assane Diao,
11 mintuta më vonë Theo Hernandez barazoi rezultatin, për t’i hapur rrugë bashkëlojtarit të tij, Rafael Leao, i cili vendosi shifrat përfundimtare.
Me 31 pikë të grumbulluara, “Kuq e Zinjtë” kapin vendin e shtatë, duke ngushtuar diferencën me Lazion e pozitës së katërt, në vetëm pesë pikë.
Nga ana tjetër Como e trajnerit Cesc Fabregas, pozicionohet e 16-ta me 19 pikë, një më shumë se Cagliari që ndodhet në zonën e rrezikut për largim nga Serie A,
Nesër me fillim në orën 20:45, kampioni aktual, Inter, ballafaqohet me Bolognan në stadiumin “Giusseppe Meazza”.