Xheneta Fetahu vazhdon të jetë njëra prej banorëve më të përfolura pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova ku ajo përfundoi në vendin e dytë
Kjo për shkak se ajo kishte lidhur një romancë me fenomenin e dy Big Brotherve – atij të Kosovës dhe Shqipërisë – Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti.
Xheneta disa herë kishte shpërthyer në vaj pasi që Gjesti u largua nga shtëpia e Big Brother derisa pendesa e saj më e madhe ishin “fjalori i pistë” që ajo kishte përdorur kundrejt Gjestit në Big Brother VIP Kosova.
Derisa Gjesti tash po vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania, ku shumë besojnë që do ta fillojë një lidhje të tij të re me këngëtaren Egli Tako, Xheneta në anën tjetër vazhdon të bëjë veprime që tregojnë se ajo është “ende e dashuruar në Gjestin”.
Derisa veprimet e saj po përcillen hap pas hapi në atë që ajo bën në rrjetet sociale, ajo pos Gjestit që e përcjell në Instagram ka shtuar edhe faqet e adhuruesve të çiftit në listën e përcjellësve të saj