Maqedonia e Veriut sot do t’i bashkohet nismës për bojkotim të supermarketeve.
Çmimet drastike të larta shkaktuan pakënaqësi te qytetarët, kështu që në shembullin e rajonit thirrjet për bojkot u bënë edhe në Maqedoni të Veriut.
Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete.
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në thirrjen e tyre
Një bojkot i tillë pritet të të vazhdojë sot edhe në Kroaci, ku nisma filloi të premten e kaluar.
Bojkoti i paralajmëruar javor i zinxhirëve të shitjes me pakicë filloi të enjten në Kroaci dhe sot është bojkot i përgjithshëm.
Platforma Hello Inspectors u bëri thirrje konsumatorëve që të përmbahen nga çdo blerje të premten, më 31 janar dhe të fillojnë një bojkot njëjavor të tre rrjeteve të shitjes me pakicë dhe tre produkteve një ditë më parë, të enjten, deri në mbrëmjen e së mërkurës, 5 shkurt.
– Bojkot një ditor. Gjithçka. NUK PO BLEJMË ASGJE SOT. As fizikisht dhe as online. “Nuk paguajmë asgjë”, kanë shkruar ata.