Çfarë do të ndodhë me palestinezët?/ SHBA refuzon të financojë rindërtimin e Gazës, OKB dhe vendet e rajonit kërkojnë zgjidhjen me dy shtete

by Nexhat

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të financojnë rindërtimin e Gazës. Deklarata u bë nga zëdhënësja Karoline Leavitt, një ditë pasi Presidenti Donald Trump shprehu synimin për të pasur kontroll mbi Rripin e Gazës. “Administrata jonë do të punojë me partnerët rajonalë për të rindërtuar atë zonë, por SHBA nuk do të financojë këtë proces,” tha ajo

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi se një paqe e qëndrueshme në rajon kërkon përparim të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Ai u shpreh se fundi i pushtimit dhe krijimi i një shteti të pavarur palestinez, me Gazën si pjesë integrale, janë thelbësore për stabilitetin

banner

Edhe Presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi, në një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare në zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij,” deklaroi Al Sisi, duke theksuar nevojën për veprim të bashkërenduar për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy