Në postimin e tij të fundit në platformën Truth Social, Donald Trump tha se “Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve”, raporton The Guardian.
Të enjten, presidenti amerikan shkroi:
“Palestinezët, njerëz si Chuck Schumer, do të ishin vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon. Ata në fakt do të kishin një shans për të qenë të lumtur, të sigurt dhe të lirë”.
“SHBA, duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonin ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhej një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë. Nuk do të kishte nevojë për ushtarë nga SHBA! Stabiliteti për rajonin do të mbretëronte!!!”.
Në fillim të kësaj jave, Trump tha se SHBA do ta “marrë përsipër” dhe “zotërojë” Rripin e Gazës. Presidenti amerikan tha se ai parashiko një pronësi “afatgjate” të territorit nga SHBA pasi të gjithë palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Ai nuk shpjegoi se si dhe nën çfarë autoriteti mund ta merrej toka e Gazës.