Henry: Guardiola s’është vetvetja, ndarja me gruan po i ndikon tek City

by Nexhat

Sezoni i Manchester Cityt mund të shpëtohet vetëm nga Liga e Kampionëve.

Ekipi i Pep Guardiolës duhet t’i shtrëngojë dhëmbët pas humbjes së rëndë nga Arsenali në “Emirates Stadium”, 1:5.

banner

Një goditje që i zhveshi përsëri të gjitha defektet e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll, i cili është duke e kaluar një moment të vështirë edhe në nivelin personal,

“Më vjen keq për atë që është duke i ndodhur Manchester Cityt dhe Pep Guardiolës”, deklaroi fillimisht legjenda franceze, Thierry Henry.

“Nuk është e lehtë të përballesh me atë me të cilën je duke u përballur jashtë futbollit”, shtoi legjenda e Arsenalit duke iu referuar ndarjes së trajnerit Guardiola me gruan e tij, Cristina Serra

Një shkurorëzim të cilin e bëri të ditur shtypi spanjoll së fundmi.

“Unë e kalova atë periudhë në kohën kur shkova në Barcelonë. Mund të them se nuk është aspak e lehtë kur nuk je mirë mentalisht. Shihet se nuk është vetvetja. Askush nuk do të donte të vihej përballë një situatë të tillë kur duhet të jesh gjatë gjithë kohës nën reflektorë. Duhet ta kuptojmë”, përfundoi Henry.

Sipas mediave spanjolle, Guardiola dhe Cristina Serra jetojnë të ndarë qe pesë vjet.

Ajo është rikthyer të jetojë në Barcelonë me njërën prej tri vajzave, Valentina, 17 vjeçe, derisa Guardiola ka mbetur në Manchester.

Duket se vendimi për ta vazhduar kontratën me Manchester Cityn ka qenë shkaku i rrënimit total të lidhjes së çiftit, i cili ishte martuar në vitin 2014 pas 20 vjetësh njohjeje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy