Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

by Nexhat

Sipas një raportimi nga Toni Juanmarti i Diario Sport, Barcelona po kërkon të rikthej ish-yllin e La Masia, Adam Aznou.

Mbrojtësi i gjithanshëm mund të luajë si mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë dhe krahu i majtë dhe aktualisht është i kontraktuar me Bayern Munichun.

banner

Aznou e filloi karrierën e tij në radhët e famshme të të rinjve të Baçës, La Masia, përpara se t’i bashkohej skuadrës bavareze në vitin 2022.

Marokeni i gjithanshëm ka luajtur 16 minuta për Bayern Munich në tri ndeshje dhe tani është në huazim me skuadrën spanjolle Real Valladolid. Aznou gjithashtu ka fituar tri paraqitje për Marokun, me paraqitjen e tij të parë në shtator të vitit të kaluar.

Barcelona shpreson të rikthejë mbrojtësin e ri pasi ai ka treguar se është në një perspektivë premtuese në Bavari

Katalanasit do të mbajnë një sy te marokeni dhe do të kërkojnë ta sjellin atë për të ofruar mbulim për Alejandro Balden dhe Jules Kounden.

Aznou është në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët bavarez dhe do të jetë në dispozicion si transferim i lirë në verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy