Osmani: Me administratën Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.

Osmani bën të ditur se me Mastin diskutuan për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e para e vendit shton se është aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.

banner

Ajo tutje thotë se me administratën Trump, synohet thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.  Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, tha Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy