Drita fiton pastër ndaj Malishevës, Ballkani realizon fitore në frymën e fundit kundër Dukaginit

by Nexhat

Drita ka fituar me rezultat të pastër kundër Malishevës 2-0, për të arritur në 43 pikë në xhiron e 19 të Albi-Superligës së Kosovës. Ballkani ka shënuar në fund të ndeshjes për të fituar kundër Dukagjinit të cilët në minutat e fundi të ndeshjes luajtën pa Pefqelin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja

Drita – Malisheva 2-0

banner

Drita ka vazhduar formën e mirë në Albi Superligën e Kosovës, ku tani prin me 43 pikë në tabele, 6 më shumë së Ballkani që është në vendin e dytë. Derbi i xhiros së 19-të, me dy skuadrat që kanë qenë vazhdimisht në garë me njëra tjetrën këtë sezon pritej që të jetë interesant dhe ashtu doli. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, me Dritën që dominonte takimin dhe me Malishevën që tentonte herë pas here që të kundërsulmonte.  Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me një intensitet të shtuar dhe Drita erdhi të goli në minutën e 62-të. Goli u shënua nga Besnik Krasniqi. I njëjti futbollist do të shënonte nga pika e bardh në minutën e 78-të, kësaj radhe nga penalltia. Kjo fitore i jep një mundësi të mirë skuadrës së Dritës që të kryesojë pastër elitën e futbollit kosovar, derisa kanë mbetur edhe 19 ndeshje tjera deri në përfundimin e këtij sezoni

Ballkani – Dukagjini 1-0

Ballkani ka fituar më shumë vështirësi kundër Dukagjinit duke e mposhtur atë në minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë edhe në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Ballkanin që sulmonte më shumë dhe Dukagjinin që mbrohej mirë dhe sulmonte herë pas here portën kundërshtare. Ballkani u mendua që shënoi në minutën e 74-të por goli i tyre u anulua. Dukagjinit ju vështirësuan punët kur në minutën e 87-të Mërgim Pefqeli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja. Kjo bëri që skuadra mikëpritëse të shtojë presionin dhe të vije të goli në minutën e 5 shtesë të ndeshjes, ku Adjetunji shënoi golin që i dha tri pikë Ballkanit. Ballkani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në Albi Superligë – gjashtë pikë më pak se Drita që është liderë dhe 6 pikë më shumë së Malisheva që qëndron në vendin e dytë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy