Nëse do të ekzistonte një çmim Nobel për skandale, patjetër që për këtë do dihej fituesi.
Ai është ambasadori më i “famshëm” dhe kontravers në qeverinë Kurti II.
Martin Berishaj e dinte shumë mire se si të binte në sy kur e mori këtë pozitë si përfaqësues diplomatik i Kosovës në Kroaci.
Jo me punë e arritje profesionale, por me skandale të shumta të cilat vazhdojnë t’i dalin në shesh edhe një ditë para procesit zgjedhor.
Pasi Martin Berishaj u akuzua për shpërlarje parash në Slloveni tri ditë para zgjedhjeve të njejtën gjë po e bënë edhe në Kosovë.
Duke “i futur hundët” në votat e mërgimtarëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Berishaj këtë e kishte pranuar haptazi, në një takim online mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve diplomatik të Kosovës në Botë, se i mori votat.
Andaj organet e drejtësisë nuk heshtën karshi kësaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka filluar hetimet se ambasadori Martin Berishaj i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.
Punën e “Tregtarit” Berishaj nuk e la anash. Por kjo i kushtoi shumë shtrenjtë buxhetit të Kosovës.
Mungesa e rrymës, e me fatura të shtrenjta, janë përballur qytetarët. Kjo pasi qeveria bleu energji nga jashtë përmes Berishajt, në vend se të investonte në Termocentrale dhe kapacitete të reja energjetike.
Siç duket Martin Berishaj bashkëpunimin me kompaninë serbe për energji GEN e kishte për qejfi, nga e cila paguhej qindra mijëra euro.
Por kjo nuk është lidhja e vetme e ambasadorit Berishaj me kompaninë serbe GEN.
Edhe kompania sllovene për matjen e opinionit publik “Valicon” që e kishte nxjerrë partinë në pushtet me 52 për qind nga një sondazh, u financua nga GEN “ i Martin Berishja” për 40 mijë euro.
Më 17 janar të 2025-ës, u raportua se “Valicon” u regjistrua në Kosovë në 2023-ën me tre punëtor, nëpër periudha të ndryshme mori para nga GEN-i Serbisë.
Raste të quditshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ishin raportuar vite me parë edhe nga Kiks Kosova, ku protagonist ishte ambasadori Martin Berishaj.
Çudia ishte se si “Ministrisë së Jashtme i ishin “zhdukur” gjërat e Brendshme më 20 prill 2022”.
Më atë datë nuk dihej se kush e kishte vizituar objektin e MPJD-së, ngase libri i vizitorëve ishte zhdukur.
Por para se të zhdukej libri nga aty, në këtë ministri ndodhi diçka e çuditshme.
Bazuar në disa informacione të brendshme, thuhet se atë natë, sigurimi i MPJD-së kishte hasur në disa vizitorë të panjohur, të cilët nuk ishin regjistruar në këtë libër.
Pas intervenimit të sigurimit, të njëjtit, sipas burimeve, u detyruan të shënoheshin në librin e vizitorëve.
Por të nesërmen në mëngjes, kur recepsionistja erdhi në punë, libri ishte zhdukur. Përpjekjet e saj për ta gjetur atë dështuan. E ndodhur përballë këtij fakti, ajo mori një libër të ri, por paraprakisht i njoftoi përgjegjësit e ministrisë.
Dyshimet ekzistojnë se po atë natë përmes dyerve të kësaj Ministrie, hyri ambasadori Martin Berishaj.
Krejt i heshtur në këtë rast kishte qëndruar zëvendëssekretari i MPJD-së, Burim Isma, i cili në fakt kishte qenë i informuar për tërheqjen e librit edhe para se të ndodhte alarmimi i recepcionit të MPJD-së.
E siç e do zakoni, që natën ndodhin dallaveret më të mëdha, duket se po atë të martë, mori jetë falsifikimi i dokumenteve përmes të cilat u blenë vetura për Ministrinë e Jashtme, vetura këto për të cilat Kiksi zbuloi se zyrtari për pranim në Ministri nuk i kishte pranuar asnjëherë.
335 mijë euro ishte vlera e një tenderi që kishte shpallur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në dhjetorin e vitit 2021.
Gjithçka do të ishte në rregull dhe do të kalonte në heshtje, sikur kërkesa e sekretarit të kësaj ministrie të mbështetej nga drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Agron Maloku, i cili refuzoi që ta mbështeste këtë procedurë, pasi ishte jashtë praktikave të mëparshme dhe nuk kishte dëshmi që një gjë e tillë ishte e nevojshme.
Pavarësisht insistimit të Kiks Kosovës që të na ofrohen dokumente dhe intervista për këtë temë, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë është mjaftuar me kthimin e disa përgjigjeve me email.
Ata e kanë arsyetuar falsifikimin e dokumenteve me nevojat e plotësimit të procedurave.
Sidoqoftë veturat u blenë dhe të gjitha procedurat për to u bënë brenda pak ditësh dhe ministria zgjodhi Zagrebin për të marrë oferta.
Berishaj është përballur me një sërë skandalesh viteve të fundit, por një gjë vazhdon të mbetet në pikëpytje:
Cka e bën kaq të afërt lidhjen e tij me kryeministrin Kurti dhe kush po e bën kaq të fortë ambasadorin Martin Berishaj?