Nicole Scherzinger, 46 vjeçe, bëri përshtypje me një pamje ‘ala Baywatch’ ndërsa vraponte në një plazh në Havai me bikini leopardi.
Ish-këngëtarja e ‘Pussycat Dolls’ ndau me ndjekësit e saj në Instagram një album me foto, duke treguar format e saj elegante dhe stilin e rafinuar me syze dielli të mëdha dhe aksesorë elegantë
Përveç momenteve nga pushimet, Nicole ndau edhe emocionet e saj mbi suksesin në Broadway, shkruan DailyMaily

Aktualisht, ajo interpreton rolin e Norma Desmond në muzikalin Sunset Boulevard, një shfaqje e suksesshme që i ka siguruar duartrokitje të gjata në Teatrin St. James në New York.
Scherzinger postoi gjithashtu një video nga viti 2008, ku ëndërronte të ishte në Broadway, ndërsa xhironte videoklipin e ‘When I Grow Up’ në afërsi të teatrove të famshëm.
“Një ditë do të kthehem në skenë”, thoshte ajo atëherë – dhe tashmë, ëndrra e saj është bërë realitet.

