Ambasadorët gjermanë të rajonit takohen në Tiranë, Rohde: Folëm për sfidat aktuale dhe integrimin në BE

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar rreth takimit që ka pasur me ambasadorët e tjerë nga ky shtet në vendet e tjera të rajonit, në Tiranë,

Rohde, ka thënë se me ambasadorët e tjerë gjermanë kanë diskutuar për sfidat aktuale në rajon si edhe për lidhjen rajonale.

banner

Ambasadori gjerman, në postimin e tij të bërë ka njoftuar edhe se, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe integrimi në BE.

‘‘Sapo përfundoi një konferencë rajonale frymëzuese për ambasadorët e Gjermanisë në Tiranë! Ishte e mrekullueshme të takohesha dhe të shkëmbeja me kolegë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe nga Berlini. Diskutuam sfidat aktuale në rajon dhe ndikimet e qëllimshme, integrimin në BE dhe lidhjen rajonale’’, ka shkruar Rohde

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy