Partia Demokratike zhvilloi një takim madhështor me diasporën shqiptare në Bergamo, ku u diskutua për zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat ekonomike të vendit. Në këtë takim morën pjesë figura të rëndësishme si kryetari i Bashkisë së Bergamos, Gianfranco Gaforelli deputeti i PD-së Dashnor Sula, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo dhe organizatori i PD në Bergamo Endi Farruku
Deputeti Dashnor Sula theksoi rëndësinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në votime. Sula tha se vetëm PD dhe opozita mund të sjellin ndryshimin e nevojshëm për Shqipërinë ku theksoi dhe rolin e rëndësishëm të këshilltarit politik amerikan Chris LaCivita në hartimin e strategjisë për fitoren e sigurt në 11 maj
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen për të pasur të drejtën e votës, ndërsa afati përfundimtar është 4 mars 2025.


PD prezantoi disa nga premtimet kryesore të saj për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve:
• Paga mesatare 1200 euro dhe rroga minimale 500 euro.
• Minimumi jetik 200 euro për të mbështetur shtresat më në nevojë.
• Karta e Konsumatorit, që do t’u mundësojë qytetarëve me të ardhura të ulëta zbritje në ushqime, barna dhe subvencione për energjinë dhe ujin.
Gjatë takimit u theksua se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë dhe se PD do të angazhohet për të krijuar kushte më të mira për shqiptarët që duan të rikthehen dhe të investojnë në vendin e tyre
Partia Demokratike rikonfirmoi qëllimin e saj për të siguruar paga më të larta, një ekonomi të qëndrueshme dhe një qeverisje më të drejtë, duke ftuar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të bëhen pjesë e ndryshimit në zgjedhjet e ardhshme