Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për keqadministrim të fondeve dhe për agresion ndaj opozitës, duke theksuar se varfëria në vend është rritur dhe se shumica e projekteve infrastrukturës, si Tuneli i Llogarasë dhe Byppassi i Vlorës, janë realizuar me kredi të marra nga bankat
Sipas Berishës, sheshet janë ndërtuar me mjete të përkohshme dhe paratë e buxhetit janë zhdukur, ndërkohë që ai theksoi se ekipi i tij kishte realizuar një punë të madhe. Sipas tij, qeveria vetëm po vjedh
Kreu i PD Sali Berisha: Varfëria në vend është shumë e madhe. Ka kërcënim të lirisë dhe agresion ndaj opozitës. Këta përpos Tunelit të Llogarasë nuk kanë bërë asnjë rrugë me buxhet të tyre. Byppassi i Vlorës është bërë me kredi, edhe Byppasi i Fierit me kredi të bankave të marra nga PD.
Sheshet i kanë ndërtuar me rrasa guri. Kanë zhdukur paratë. Puna e bërë nga ekipi ynë është shumë e madhe. Këta po vjedhin përditë