Rama takon Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë–Podujevë, premton zgjidhje për problemet e tyre

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur në takim Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë–Podujevë.

Rama thotë se në takim ka dëgjuar shqetësimet e transportuesve ndërurban, dhe ka premtuar që do të gjejë zgjidhje.

banner

“Bashkë diskutuam për hapat drejt integrimit të këtij shërbimi në reformën e transportit të Kryeqytetit, duke siguruar një lidhje më të mirë për qytetarët e Podujevës. Dëgjova shqetësimet e transportuesve ndërurban dhe u angazhova që çështjet e ngritura të adresohen nga ekipet përkatëse, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira”, ka pohuar Rama.

Ai ka shtuar tutje se “Fokusi ynë është përmirësimi i qarkullimit urban dhe respektimi i ligjshmërisë, përfshirë përcaktimin e vendndalimeve për autobusët në hyrje dhe brenda Unazës së Prishtinës”.

“Bashkëpunimi mes komunave është kyç për një transport më efikas dhe të qasshëm për të gjithë”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy