Pas votimit të buxhetit, Hyseni: Heqja e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit është në dëm të qytetarëve

by Nexhat

Pas votimit të buxhetit komunal për vitin 2025, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është deklaruar për media ku ka falënderuar partitë opozitare që në mënyrë unanime votuan këtë buxhet.

Ai theksoi se pas shumë diskutimeve dhe përpjekjeve të tejkaluar ngërçin politik, sipas tij, më në fund u arritë marrëveshja.

banner

“Mes diskutimeve te shumta, me disa ndryshime kemi arritur marrëveshje, ku përjashtimisht, AAK-ja nuk ka pasur asnje kërkesë dhe e ka votuar buxhetin siç kane vepruar edhe të tjerët”, ka thënë ai.

Ai theksoi se propozimi për heqjen e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit nga partia opozitare LDK-dega në Gjilan, është në dëm të qytetarëve.

“Heqja e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit në vlerë prej 800 mijë euro është një lajm jo i mirë për qytetarët dhe për buxhetin komunal. Ky do ishte ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit të Gjilanit”, ka thënë tutje Hyseni.

Sipas opozitës, në këtë seancë u tha se ky projekt është jashtë planit zhvillimor komunal

Vlen të theksohet se sot Kuvendi Komunal ka miratur buxhetin komunal në vlerë prej 39,897,580.00 euro, me disa ndryshime, ku u pranuan edhe kërkesat e PDK-së dhe LDK-së, raporton Telegrafi nga vendi i ngjarjes.

Hyseni falënderoi edhe mediat, sepse sipas tij, kanë luajtur një rol të madh dhe kanë shtuar vëmendje mbi këtë çështje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy