Ali Ahmeti godet VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim këtë të enjte zhvilloi një takim me qytetarët e Çairit, ku kryetari i partisë, Ali Ahmeti, shprehu kritika të forta ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke theksuar se ky koalicion ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë aspekte të vendit.

Ahmeti nënvizoi se përballja me sfidat politike të tanishme është e vështirë, dhe theksoi se, për shkak të situatës aktuale, rruga përpara është e ngarkuar me vështirësi. Ai shtoi se e keqja ka ardhur shpesh nga ata që duhet të ishin udhëheqësit dhe se dëmet që janë shkaktuar kërkojnë një kohë të gjatë për t’u riparuar.

banner

“Nuk mendoj se rrugët tona që na presin janë të mbuluara me gjethe dafine, ato janë të vështira, por edhe më të vështira janë bërë nga ata që kanë udhëhequr, sepse nuk kanë mësuar nga historia jonë kombëtare. E keqja ka ardhur gjithmonë nga ata tanët. Ata kanë shkaktuar dëme kudo dhe tani do na duhet shumë kohë për t’i riparuar ato,” deklaroi Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy