“Rama përpëlitet nëpër studio”, Dule: Kryeministri s’ka kaq shumë miq. Marrëveshja e detit? T’ja lëmë Gjykatës Ndërkombëtare

by Nexhat

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për takimet e PD dhe të PS në Athinë.

Dule tha se Rama është parë në Greqi i djersitur këmbë e krye. Ai shtoi se e ka parë Ramën teksa “përpëlitet”, sepse është siklet. Për Dulen, kryeministri Rama nuk ka kaq shumë miq.

banner

Në lidhje me marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Dule vlerësoi se duhet pranuar vendimi që do të ndërmerret nga Gjykata Ndërkombëtare.

Vangjel Dule: Edi Rama në Athinë ishte një njeri i djersitur kokë e këmbë. Nga ana tjetër, kemi komunikim të drejtpërdrejtë, që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve, që prekin të drejtat e minoritetit dhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Në atë takim na mungoi një njeri, pranë Mitsotakis, që ka lidhje me Partinë Republikane. Nuk besoj se Mitsotakis ka preferenca se kush duhet të jetë kryeministër në Shqipëri.

Rama përpëlitet nëpër studio, nuk do bënte kështu nëse do kishte kaq shumë miq. Edhe z Berisha është ftuar në tryeza ndërkombëtare. Mos u përpiqni të krijoni opinione të gabuara në lidhje me çfarë tha Berisha për çështjen e detit. Duhet të shkojmë në Gjykatë Ndërkombëtare, juridiksionin e së cilës e pranon çdokush, e pranon edhe Kushtetuta e Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy