Marrëveshja me Prokurorinë dhe SPAK për krimet zgjedhore! Celibashi: Kemi protokoll, secili institucion vepron brenda ligjit. S’kemi shpikur…

by Nexhat

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka diskutuar në emisionin “Log” në News 24 për bashkëpunimin e KQZ me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK në lidhje me krimet zgjedhore. Ai theksoi se ka një protokoll koordinimi ndërmjet institucioneve, ku secili vepron brenda kompetencave të tij, dhe nuk janë shpikur procedura të reja për trajtimin e paligjshmërive zgjedhore.

Celibashi theksoi se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë 11 vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore. Ai nënvizoi gjithashtu se, me gjithë këto veprime, procesi zgjedhor nuk do të preket dhe standardet e zgjedhjeve do të mbeten të paprekura

banner

Ilirjan Celibashi: Politikanët mund të flasin për rolin e SPAK në zgjedhje. Nuk ndryshon asgjë, në kuptimin ku secili institucion ka përgjegjësitë e veta. Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë gjithashtu përgjegjësitë e tyre. Ne kemi një protokoll koordinimi brenda fushës së vet të secilit institucion

Nuk kemi shpikur procedura të reja të shfaqjes së paligjshmërive të procesit zgjedhor. Do shikojmë çdo problematikë që lidhet me procesin zgjedhor. Janë 11 vepra penale, që lidhen me krimet zgjedhore. Sjellja e tyre nuk cënon standardin e zgjedhjeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy