Erion Veliaj rrezikon të mbetet në burg.
Siç raporton sot portali Lapsi.al, ai ka rënë në përgjime, në qelitë e burgut të Durrësit, duke i shpërndarë porosi mediave për të nisur një fushatë intimidimi ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që do vendosin për fatin e tij.
Përgjimet telefonike dhe ambjentale kanë vërtetuar atë që është parë gjatë përgjithë këtij muaji në mediat pranë qeverisë, pra fushatën e orkestruar nga burgu për “konfliktin e interesit” të Olsi Dados, apo për “kamikazin berishist”, Erion Bani.
Ato përgjime janë depozituar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili sot pas orës 12 30 do të vendosë për përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar nën përgjim Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj.
Këto përgjime ambjentale brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë nxitur prokurorët e çështjes të përforcojnë bindjen Erion Veliaj duhet të vijojë të qëndrojë në burg.
Sipas prokurorisë, Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që sipas tyre nuk duhet të ndodhë dhe se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të Drejtësisë.