Veliaj për provat e reja të SPAK: Asnjë sekret në bisedat telefonike me familjarët nga kabina e burgut

by Nexhat

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

Veliaj ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, ndërsa burimet thonë se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

banner

“Keni sellë “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy