Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian ka dhënë një mesazh nga Elbasani, ku ndër të tjera tha se Shqipëria ka ecur me reformat, por u shpreh se ka ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e BE.
Në një komunikim për gazetarët, ai tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, ajo u shpreh se gjithçka do përfundojë në 2027.
“Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por në rast se ecet me ritmin që ka qenë deri tani, atëherë patjetër që do të përfundohet gjithçka në 2027.
Dua të përgëzoj qytetarët shqiptarët për gjithçka që kanë arritur. Duke vijuar me këtë ritëm pune dhe me atë pasion shpresoj që së shpejti BE të mos jetë me 27 shtete, por me 28 vende kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar”, tha Kos.
Po ashtu zyrtarja e BE teksa uroi shqiptarët për Ditën e Verës, tregoi edhe arsyet pse vendosi dy verore: “Më thanë që këto sjellin fat, prandaj vura dy një për Shqipërinë një për BE që të jenë fatsjellëse”