Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

by engel

është nënshkruar so marrëveshja për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë 39.3 milionë euro ku do të mbulohen komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zv.ministri i Financave, Avni Zogiani, Sergiy Maslichenko, drejtori i BERZh-it, Bedri Hamza, kryetar i komunës Jugore të Mitrovicës, Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë, Erden Atiq, kryetar i komunës veriore të Mitrovicës, kryesuesja e bordit të KRU “Mitrovica”, Kumrije Kelmendi dhe kryeshef ekzekutiv në KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, kanë marrë pjesë në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes në vlerë 39.3 milionë euro për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri.

banner

Me këtë rast, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se me këtë investim, do të ketë një impiant të mirëfilltë të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Mitrovica dhe Vushtrria po bëhen me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza me investimin prej 39.3 milionë euro, ndërsa pas tyre do të kyçen edhe Komuna Veriore e Mitrovicës dhe Zveçani. Ujërat e ndotura nuk do të derdhen më në lumenj, duke i rikthyer pastërtinë lumit të Ibrit, Sitnicës, Lushtës dhe Trepçës”, ka thënë ministrja.

Ajo tha se ky projekt është pjesë e një strategjie të gjerë të qeverisë, për të modernizuar menaxhimin e ujërave në mbarë vendin.

“Ky projekt nuk është i izoluar. Ai është pjesë e një strategjie të gjerë të qeverisë për të modernizuar menaxhimin e ujërave dhe ujërave të zeza në mbarë vendin. Gjatë këtij mandati, Ministria e Ekonomisë ka pasur buxhete rekorde deri në 500 milionë euro në vit për investime në sektorin e ujërave”, tha ajo.

Ndërtimi i Impiantit në vlerë prej 39.3 milionë euro, është duke u realizuar me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) me grantin prej 19.8 milionë euro, Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ëBIF) me grantin prej 5 milionë euro, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me 13.5 milionë euro dhe 700 mijë euro grant, si dhe me SECO-në zvicerane me mbështetje 300 mijë euro.

Gjatë viteve të fundit janë përfunduar impiante të tilla për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, Pejë dhe Prizren, si dhe do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy