U vendos në listat e hapura në Tiranë! Tabaku: Ndoshta është strategji elektorale, më kanë menduar tepër të fortë

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë, duke thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e PD-së, Sali Berisha, pas primareve. Ajo shprehu mendimin se PD ka vendosur për këtë strategji, ndoshta duke menduar që ajo është e fortë dhe mund të tërheqë votat e një shtrese të caktuar, siç janë ata të shtresës së mesme dhe njerëzit me profesione të lira

Në intervistën e saj në emisionin “Log.” në News 24, Tabaku tha se ky vendim është marrë me qëllim që të maksimizohet vota e PD-së. Ajo e quajti këtë një lëvizje strategjike që mund të sjellë një efekt pozitiv në fushatën zgjedhore, dhe është menduar për të rritur mbështetjen nga një grup votuesish të caktuar

banner

Jorida Tabaku: Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy