Begaj pret zëvendësministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë: Prioritet e ardhmja e Ballkanit

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot në njëtakim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.
 
Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.
Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik midis dy vendeve aleate në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat,sipas tij, janë në këtë nivel për shkak të prioriteteve tëpërbashkëta të politikës së jashtme dhe vizionit të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
 
Shqipëria dhe Kroacia ndajnë një partneritet afatgjatë dhe strategjik brenda NATO-s.
 
Kreu i Shtetit përshëndeti nënshkrimin e deklaratës sëpërbashkët midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila, në gjykimin e tij, është materializimi i një bashkëpunimi të dëshmuar ndër vite.

Përballë zhvillimeve gjeopolitike, dinamike dhe komplekse, me ndikim jo vetëm në zonën Euroatlantike, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj theksoi se çështja e stabilitetit është një angazhim që duhet të zbatohet përmes besimit, dialogut dhe bashkëpunimit.

banner

Presidenti Begaj vlerësoi se me gjithëpërfshirjen e Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike garantohet stabilitet i qëndrueshëm, si edhe politika zhvillimore për vendet  e rajonit dhe qytetarët.  
 
Kroacia ka qenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve nëprocesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes trupave tëshumtë në KFOR, dhe për këtë Presidenti Begaj i përcolli mirënjohjen numrit dy të qeverisë kroate, z. Ivan Anušić.

Gjithashtu, u vlerësua se lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Kroacisë mbeten thelbësore jo vetëm në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, por dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta në një sërë sektorësh, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen, ekonominë, bujqësinë, shkencën, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy