Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.
Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK kur është thirrur për t’u marrë në pyetje, para se të prangosej.

Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Zyrtari i Bashkisë e takoi Veliaj një ditë pas prangosej dhe shihej duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia dërgoi kryebashkiakut për ta lexuar në paraburgim.
Gjithashtu, Alban Dokushi mbante në duar edhe disa dokumente.

“The Black Swan” ose “Mjellma e Zezë” është shkruar nga autori Nassim Nicholas Taleb dhe u botua në vitin 2007.
Libri fokusohet në ndikimin ekstrem të ngjarjeve të rralla dhe të paparashikueshme të jashtme dhe tendencën njerëzore për të gjetur shpjegime të thjeshta për këto ngjarje, në mënyrë retrospektive.