Përkujtohet 117-vjetori i luftës së Mashkullorës kundër pushtuesve osmanë

by Nexhat

Në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës është përkujtuar 117-vjetori i betejës së çetës patriotike të Çerçiz Topullit. Në mars të vitit 1908 në këtë fshat u zhvillua një prej betejave të spikatura kundër pushtuesve osmanë, në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Në aktivitetin e organizuar pjesëmarrësit vendosën kurora me lule në përkujtim të kësaj ngjarje si dhe vlerësuan kontributin patriotik të atdhetarit Çerçiz Topulli dhe çetës së drejtuar prej tij.

 “Organizata e veteranëve të Gjirokastrës është në aktivitetin  e rradhës duke u përulur me nderim pra 117-vjetori i betejës së Mashkullorës  është e shenjtë  dhe e shtrenjtë, për qëndresën , për besën, për lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë”, u shpreh Shkëlqim Guçe, kryetar i shoqatës së veteranëve

banner

 “Kjo ishte ndër prelude e para për Pavarësinë e vendit, patrioti I shquar Çerçiz Topulli  dha shkëndijën e parë  për të cilën më pas u realizuan  edhe kryengritjet e tjera  për arritjen e Pavarësisë  së vendit, ne do ta kujtojmë gjithmonë veprën e këtij patrioti të madh për arsye sepse është historia e gjallë e popullit tonë për liri dhe pavarësi”,-tha veterani

Së fundi monumenti i patriotit Çerçiz Topulli është rivendosur në sheshin e rikonstruktuar që mban emrin e tij në zonën muzeale të Gjirokastrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy