Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën se ka shpenzuar vetëm për pllakat e gurëve në 61 qytete afro 2.3 miliardë euro. Gjatë prezantimit të programit ekonomik për qeverisjen, Berisha tha se në çdo lloj lapsi t’i biesh nuk shkojnë kurrë më shumë se 300 milionë euro
Duke vijuar më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në 12 vite, qeverisja socialiste shpërdoroi taksat e shqiptarëve, duke mbledhur 65 miliardë euro, por u shpenzuan vetëm 8 miliardë euro për paga
“Çdo shqiptar duhet të pyesë vetën, sa kushtonte kompensimi i pronarëve? Shifrat e larta shkojnë tek 800 milionë. Por ta zëmë 1 miliardë, po ta zëmë 1.5 miliardë. Po në këto 57 milionë, nuk mund të kishin pronarët atë që u takonte? Nuk mund të kishin të përndjekurit atë që iu takonte?
Është përvetësuar dhe vjedhur në mënyrë që imagjinata nuk e rrok dot”, tha Berisha.
Në fund, Berisha iu drejtua pronarëve duke premtuar se potenciali i PD pas 11 majit, është i plotë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj detyrimit të pronarëve, detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj ish të përndjekurve politikë