Rama: Sistemi i drejtësisë zhvillon intervista si në “epokën e gurit”, do të vazhdojmë mbështetjen e SPAK-ut

by Nexhat

“Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të premte, teksa mori pjesë në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion dhe tha se do të vijojë me një dallgë të re reformash.

Ai u shpreh se prokuroria dhe policia vijojnë të zhvillojnë intervista si në “epokën e gurit”, pa audio dhe video, shkruan A2 CNN

banner

“Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit. Zhvillojmë intervista në prokurori edhe në polici në fakt, pa audio dhe pa video. Intervistat në prokurori bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh, unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. Kjo është vënë në pah edhe nga institucionet ndërkombëtare edhe është një nga gjërat që duhet të ndryshojë”, tha Rama

Ndërkohë, ai ripërsëriti se do të vazhdojë mbështetja ndaj SPAK-ut. “Ne do ta mbështesim sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit digjital të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor”, tha Edi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy