Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën “Sy m’Sy” është përballur me pyetje nga komentues të ndryshëm, duke u fokusuar kryesisht në arritjet e qeverisë në sektorët e shëndetësisë, ekonomisë dhe infrastrukturës.
Në lidhje me shëndetësinë, kryeministri u shpreh: “Shëndetësia është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 210 mijë pensionistë të rimbursuar, 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë diskriminim. Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 1 milion e 317 mijë, jemi 300 mijë vende pune më shumë.” Rama gjithashtu theksoi se taksat në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në rajon, duke deklaruar: “Taksat janë 97% që paguajnë më pak, taksat janë më të ulëtat në rajon.” Në aspektin ekonomik, Kryeministri u ndal edhe te ulja e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur këtë një arritje të rëndësishme: “Çmimi i energjisë u ul 10.5%, çmimi më i ulët që nga 1990.” Po ashtu, ai theksoi rritjen e financimit të arsimit, që tani ka arritur 200 milionë euro, gati trefish më shumë se para disa viteve: “Financimi i arsimit është më i larti, nga 60 milion sot në 200 milionë euro, gati trefish.”Kryeministri gjithashtu theksoi arritjet në sektorin e bujqësisë, duke deklaruar se eksportet e produkteve shqiptare kanë arritur në gjysmë miliard euro: “Bujqësia ishte përtokë, gjysmë miliardë euro eksporte produktesh shqiptare në Evropë.”Një tjetër arritje që Rama përmendi ishte realizimi i legalizimeve, duke shtuar se qeveria ka bërë 270 mijë legalizime falas, në krahasim me 21 mijë që ishin në vitin 2013: “21 mijë legalizime gjetëm, 270 mijë legalizime kemi bërë falas.”Në lidhje me infrastrukturën, ai theksoi përmirësimet në furnizimin me ujë, duke thënë: “Katër zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 të përfunduara dhe të tjera.” Ai gjithashtu u ndal te ulja e borxhit publik, që tani është në nivelin 55%, duke e vlerësuar këtë si një tregues të shëndetit ekonomik të vendit