“Ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin…” Rama komenton vlerësimin nga “S & P” për Shqipërinë: Konfirmoi progresin ekonomik të pandalur

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vlerësimin e fundit të “Standard & Poor’s” për Shqipërinë në “BB” nga “BB-“

Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se u konfirmua progresi ekonomik i Shqipërisë i cili nuk ndalet

banner

Rama thekson se vlerësimi i “S & P” është pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve.

Postimi i Ramës

🟢LAJM SHUMË I MIRË
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, “Standard & Poor’s Global Ratings”, pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve, ka përmirësuar përsëri vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në “të qëndrueshme” (në “BB” nga “BB-“) duke e ngritur më tej vendin tonë në një nivel të ri, e duke konfirmuar edhe nga ky këndvështrim progresin e pandalur të Shqipërisë😍🇦🇱🖐️🇪🇺
*E di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm😅

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy