Rama kërkon votën e demokratëve shkodranë: Shkodra ka qenë këneta para se të vinte Beneti

by Nexhat

Nga Shkodra, kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi votën e socialistëve dhe demokratëve në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se fjala “kënetë” me të cilën i referohet opozitës, merr kuptim në Shkodër, pasi sipas tij, para se të vinte socialisti Benet Beci në krye të bashkisë, kryeqendra e veriut ishte një vend i harruar (pasi bashkinë e drejtonte opozita).

banner

I bëri thirrje kandidatëve për deputet, me te cilët u takua ditën e sotme të përqendrohen te kryefjala e 11 majit, që është “Shqipëria në BE”.

Rama: Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer sërish te disa personazhe..si mund të insistohet në të njëjtin budallallëk. Të vjen zorr t’i përmendësh emrin që i kanë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë dhe nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra para se Beneti të vinte këtu. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ju, ashtu si të gjithë deputetët e PS-së të jenë të fokusuar të kryefjala e kësaj fushte që është “Shqipëria në BE”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy