Shqipëria thyen rekord me remitancat, kalojnë 1 miliard euro për herë të parë

by Nexhat

Të ardhurat që emigrantët shqiptarë kanë dërguar tek familjet e tyre në Shqipëri kanë shënuar një nivel rekord gjatë vitit 2024 ku ato kanë kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove.

Emigrantët shqiptarë dërguan vitin e kaluar 1 miliard e 50 milionë euro për familjarët e tyre në Shqipëri ndërsa kjo shumë tejkalon vitin 2023 me 13%, dhe për Bankën e Shqipërisë, që regjistron remitancat për afro 2 dekada, është hera e parë që prurjet vjetore janë mbi 1 miliard euro

banner

Zgjerimi i diasporës shqiptare në Europë dhe SHBA, dërgesat përmes kanaleve formale dhe zhvlerësimi i euros janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e vëllimit të remitancave, ndërsa varësia në familjet shqiptare krijohet nga pensionet e ulëta, ndihma ekonomike e pamjaftueshme dhe papunësia.

Në qarqet ku shkojnë rregullisht para nga jashtë janë Kukësi dhe Dibra, ndërsa shtetet nga dërgohet pjesa më e madhe e të ardhurave janë Italia, Greqia, Gjermania dhe Anglia.

Shifrat tregojnë se në Shqipëri remitancat zënë rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy