Ministria e Jashtme që drejton Gërvalla s’e ka përditësuar Listën e Njohjeve, Kenia s’figuron ende

by Nexhat

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës njohjen e pavarësisë nga Republika afrikane e Kenias. Kjo njohje e zyrtarizuar më 26 mars, ka shënuar edhe zhbllokimin e një periudhe të gjatë pesë vjeçare të Kosovës pa marrë njohje të re të pavarësisë,

Ndonëse kjo njohje është bërë e ditur mesditën e 26 marsit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende s’e ka përditësuar listën e shteteve që e kane njohur Kosovën edhe me Republikën e Kenias.

banner

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, njohja e fundit që figuron, është ajo e shtetit të Izraelit që ishte arritur pasi ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit.

Njohja e pavarësisë nga Kenia ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit serb. Ambasadorja serbe në Republikën e Kenias ka realizuar menjëherë një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kenias për të protestuar ndaj vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës

Screenshot i faqes së MPJD-së në orën 13:19/ 29 mars 2025

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy