Osmani e shënon katërvjetorin në krye të shtetit, thotë se asnjëherë më parë Presidenca s’i ka pasë dyert më të hapura në botë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani sot e ka shënuar katërvjetorin në krye të shtetit.

Në një video ku përmblodhi disa nga punët e saj në këto katër vjet, Osmani tha se

banner

“Asnjëherë në histori të Presidencës të paspavarësisë, Presidenca e Republikës së Kosovës nuk i ka pasë dyert më të hapura sesa në këtë mandat”.

Ajo tha se përgjatë këtyre viteve ka punuar që emri i Kosovës “të dëgjohet edhe aty ku nuk është dëgjuar kurrë më parë”.

Osmani në këtë përmbledhje publikoi fotografi e pamje nga vizitat e saj jashtë shtetit dhe takimet me liderë botërorë që ka zhvilluar.

Ajo shënoi edhe katër vjet si Komandante Supreme, duke thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë treguar se janë krenaria e shtetit.

Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021 me 71 vota për. Ajo kishte fituar në raundin e tretë të votimit, ku kishin marrë pjesë 82 deputetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy